Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk i ka dhënë fjalën pak pasi kishte nisur seanca plenare ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi të fliste për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë, ku vdiq i riu Laer Kurti.

“Berisha për çfarë e keni kërkuar fjalën? Kemi rënë dakord me rendin e ditës, ju lutem Noka uluni, mund të vinit në kohën që nisi seanca se ka një kohë. Uluni mos flisni nga vendi e për të tjerët. Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën, është detyra juaj të kujdeseshit më herët për këtë pikë të rendit të ditës.

“Bandat me uniformë…”- dëgjohet Berisha të thotë dhe kërkon një minutë heshtjen në Kuvend për ngjarjen e rëndë, teksa ndërhyn Felaj.

“Ju lutem Berisha kjo nuk është çështje për procedurë, ju nuk gëzoni asnjë të drejtë më shumë për të marrë fjalën kohë pa kohë, do flisni kur t’ju vijë rradha”, tha Felaj.