Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se zgjedhjet në Kosovë, i dhanë një shembull të mirë Tiranës dhe Beogradit, pasi sipas tij ishin të lira dhe të ndershme.
Ai tha se këto lloj zgjedhjesh janë një leksion i mirë për vendet që sipas tij, janë autokraci në rajon.
Berisha: Kosova dha një leksion për Tiranën dhe Beogradin, dhe të gjithë autokracinë e rajonit. Zhvilloi zgjedhje të lira dinjitoze. Kosova ndonëse me një qeveri kujdestare. Zhvilloi një proces zgjedhor që nderi qytetarët e vetë.
Vlerat lirinë e qytetareve të vet votën dhe të ardhmen e Kosovës. Unë vlerësoj këtë rast për të nderuar përzemërisisht qytetarët e Kosovës. Të zgjedhurit për këtë festë të demokracisë që zhvilluan dje në të gjitha komunat dhe bashkitë e atij vendit.





