Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp sot ngriti pikëpyetjet për 350 kuti votimi. Ai tha se i janë drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashit në rrugë ligjore dhe sipas tij, në mënyrën më absurde kreu i KQZ-së i ka drejtuar ata tek ‘Iliria Guard’, sikur magazinat e ruajtjes së materialeve të votimit janë pronë e ‘Iliria Guard’ dhe jo e KQZ-së. Berisha u shpreh se me durim pritën se Celibashi të dëshmojë se nuk është pjesë e këtij skenari të zhdukjes së kutive të votimit për qëllime të manipulimit elektoral, pore thotë se ai gjerë sot nuk ka kthyer.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne i jemi drejtuar Ilirjan Celibashit, përfaqësuesit tanë dhe në mënyrën më absurde Celibashi i ka drejtuar ata tek ‘Iliria Guard’, sikur magazinat e ruajtjes së materialeve të votimit janë pronë e ‘Iliria Guard’ dhe jo e KQZ-së. Ne me durim pritëm se Celibashi të dëshmojë se nuk është pjesë e këtij skenari të zhdukjes së kutive të votimit për qëllime të manipulimit elektoral, Celibashi gjer sot nuk ka kthyer. Por ne kemi mundësi të faktojmë çdo gjë.
Sidoqoftë unë sot i shtrova atij një seri pyetjesh. Është një lloj, një ndërtesë të thuash merrja rojës dhe jo ti japë administratori. Kjo është një gjë absurde. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një skenar ndofta të miratuar edhe nga KQZ-ja. Megjithatë ne po e ndjekim, ne disponojmë dokumente, fakte të pakundërshtueshme se sa janë marrë, kur janë marrë, ku kanë shkuar, ku janë vendosur, që të gjitha. Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është.





