Ndërsa fushata ka nisur tashmë zyrtarisht, pa mitingje madhështore dhe flamuj elektoralë duket se retorika e saj po zhvillohet në takime të vogla dhe rrjetet sociale.
Pikërisht në Facebook, Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim kritik lidhur me fjalorin e përdorur nga Rama gjatë një takimi në Luz të Kavajës.
Duke ju referuar sloganit të PS, “Vetëm përpara”, Rama nuk i kursen batutat ndërsa ju kthehet banorëve të Luzit me fjalët: “Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë”?
Berisha ndërsa poston videon ku dëgjohet kjo fjali, e cilëson fjalorin e Ramës banal.
“Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta. Kësaj i thonë fushatë?!”, shkruan Berisha.