Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur pasditen e sotme Foltoren e radhës në Librazhd, aty ku ka qenë i pranishëm edhe ish-Presidenti i vendit, Bujar Nishani.

Sali Berisha: Dëshiroj të përulem para jush, ndaj dhjetëra mijëra demokratëve shqiptarë që shndërruan këtë vjeshtë në vjeshtën e mrekullisë së dytë shqiptare. 

Vjeshtë e mrekullisë së dytë më të madhe shqioptare që nga viti 90. Mrekullia e vendosjes së pluralizmit. Rikthimi i shpresës, besimit te liria, vendi dhe kombi ynë.

Në këtë vjeshtë erdhëm si një shoqeri e cila me besimin që shprehu te opozita mbeti një shoqeri e tradhëtuar, e prerë në besë, e braktisur. 

Vërtetë Edi Rama rrëmbeu dhe plackiti vota si kurrë më parë, përdori të gjitha potencialet e shtetit si në diktaturë, mobilizoi falangat e krimit për të blerë vota, por peng-kryetari, i cili u zotue se do mbroje votën tuaj, se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi cdo zotim para jush. 

Kurrë në histori nuk ka ndodhur që nje opozitë e vertete të abstenojë ndaj borxhit më të madfh ne historinë e këtij vendi, sicc bëri peng-Basha. 

A i shihni ju ata ministra që diskutojnë për etikë në parlament? Por çfarë etike të kem unë për atë ministre apo minstër që tenderon rrugën me çmim 8 herë më të lartë se BE. T’i thuash hajdute është pak, ti thuash megahajdut prapë është pak.

Shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria sepse është populli më i pashpresë përshkak të mungesës së opozitës. Kryetari i saj është një peng i turpshëm. Po ik mor mjeran jep dorëheqjen. Ne jemi parti e idealeve. S’ke punë me ne ti ik sa më shpejt.

Ylli manjani kishte postuar një status 2 muaj më parë ku thoshte që t’i kërkonin ndjesë se kishte votuar PD-në. 

U shtanga pak, por sot kur shihni vendimet e pengkryetarit. Sot ai ka në dorë vetëm një ligj, ligjin e partisë, statutin. 

A kishte të drejtë Ylli Manjani që mendonte se ky njeri kryeministër mund të ishte me i rrezikshëm që mund të instalohej në atë post. E vërteta kjo është. Ai përbën një problem madhor. 

Sot ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA, unë do t’i them dy fjalë, në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri me dosjen e Habilajve. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzinë dhe Dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. 

3 vite më parë u nis për në SHBA. Nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do të arrestohej ju tha demokratëve. Dosja Muzinë është dosje përvëluese për peng Bashën. 

Edhe Saje shkoi me dosjen Habilaj por ja ku e ka në kurriz.