Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, ka folur edhe për largimin e Lindita Nikollës dhe Ermonela Felajt nga drejtimi i parlamentit.
‘Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës’, theksoi Berisha gjatë fjalimit të tij.
Sali Berisha: Kongresi nuk kishte asnjë fjalë për qytetarin. Nuk kishte asnjë fjalë për rrogat, pensionet. Nuk kishte asnjë fjalë për kujdesin shëndetësor, shkollat. Kongresi zulmonte vjedhjen dhe korrupsionin e madh. Në paradën e tyre, ministrat në spote televizive dilnin para shqiptarëve për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që kanë bërë. Në rast se i bini globit nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nuk kemi për të gjetur kurrë një njeri të pangopur në vjedhje, si Belinda Ballukun.
Dhe natyrisht ju garantoj ju, se çdo qindarkë që vjedh e ndan me Edi Ramën. Pra, çfarë ishte kongresi? Ishte kongresi i kurorëzimit të korrupsionit, i legjitimit të korrupsionit. Tani dy fjalë për ndryshimet, sepse lexoj interpretime të ndryshme, por unë do të ju them të vërtetën. Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Kjo është e vërteta. Sepse ato ndonëse fanatike të verbërta të Edi Ramës, sigurisht nuk arrinin dot të dominonin zërin e vërtetë të opozitës në parlament dhe u flakën si limon i shtrydhur.