Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar seancën e mbajtur dje në Kuvend.

Ai u shpreh se puna e bërë nga SPAK, kreu i së cilës Altin Dumani raportoi dje në seancë, nuk është e lavdërueshme.

“Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin. Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera. Dhe ky merret me gjërat më të paqena.140 milionë euro është vjedhje me checkup-in e Nushit. Ky bën sikur nuk ekziston. Atëherë a janë këto interesat e qytetarëve? Unë them se janë interesa jetike të qytetarëve. Ky zotëri komunikon se paska sekuestruar 63 milionë euro, po kujt ia dha ato? Kush i mori ato? Ku shkuan ato? Po vetëm Franc Çopja ka 6 miliardë euro larje parash në Shqipëri. Dhe ky na mburret se konfiskoi atë apartament apo atë apartament dhe që u zhdukën miliarda e miliarda, nuk thotë një fjalë. Dhe pastaj lexonte gazeta, lexonte shkrimet e zëdhënësit të vet të porositura dhe të blera. Prandaj dhe ishte … më kujtonte një personazh, ta shohin vetë si u bë. Se ka nxjerrë në treg veten e tij me aktet që ka kryer”, tha ai.

Ndërkohë Berisha ka bërë të ditur dhe një “thashethem” se zëvendës kryeministrja që është thirrur në SPAK, në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera, po bëhet “kurban” për të shuar zhurmën e bërë nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.

“Gossipi thotë se edhe Belindën, lubinë po e bënte kurban për të shuar zhurmën e raportit. Nuk mund ta them me siguri, janë fjalët e gossipit, e medias”, u shpreh ai.