ELBASAN, 9 maj 2013- Ditën e sotme Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në përurimin e shkollës 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen Fushë Mbret në Elbasan, ku theksoi angazhimin e qeverisë së tij për të vijuar rritjen e pagave për arsimtarët në katër vitet që vijnë. 

Kryeministri theksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa premtoi më shumë investime në këtë fushë.

 “Arsimi është prioritet i qeverisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi1300 shkolla në të gjithë vendin. Do të bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në vend. Këto vite përmirësimi i cilësisë në arsim ka kaluar edhe nivelin e fqinjëve tanë. Kemi rritur rrogat deri në 140 përqind ndërsa në 4 vitet e ardhshme rrogat e arsimtarëve do të shkojnë në 700 dollarë”- theksoi kryeministri Berisha.