TIRANË, 10 korrik 2013 – Kryeministri në ikje, Sali Berisha siguron se po e lë vendin në një gjendje të mirë ekonomike, pasi sipas tij ekonomia krahasuar rajonin edhe vendet e eurozonës ajo pati rritje dhe gjeneroi vende të reja pune. Kryeministri në detyrë theksoi se zgjedhjet nuk ndikuan negativisht në performancën ekonomike. 

“Rritja e tre mujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitive është fakti se bilanci tregtar ka përmirësim të ndjeshëm nga një deficit minus 13, ka zbritur në minus 9. është ruajtur në parametrat e parashikuar deficiti buxhetor dhe inflacioni ishte 2.4 %. Pra ekonomia vijon rritjen , vijon krijimin e vendeve të punës. Të dhënat sipas KE, në rast se eurozona ka një papunësi prej 12.2%, Shqipëria është i vetmi vend, jashtë eurozonës, jashtë 15 me një papunësi 12.8%. Papunësia e të rinjve, po sipas kësaj statistike, është 22.8 në Shqipëri, 22.2 në Eurozonë, është 47 në Kroaci, 48 Maqedoni dhe kështu me radhë. Pra për kushtet aktuale të ekonomi rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbahet në stabilitetin me të qëndrueshëm në rajon”, theksoi Berisha teksa falënderoi administratën për funksionimin e saj duke e ftuar të vijojë punën me të njëjtin përkushtim. 

Duke iu përgjigjur edhe akuzave të pasardhësit të tij socialit, Berisha theksoi se ai po i dorëzon një vend me stabilitet ekonomik, duke akuzuar se mazhoranca re po shfaq shenja revanshi dhe epshi për pushtet. Berisha këmbënguli se qeveria e tij deri në ditën e saj të fundit do kryejë funksionet që i përcakton Kushtetuta, duke mos pranuar propozimin e kundërshtarit të tij politik Edi Rama, për qeveri kujdestare. 

“Stabiliteti ekonomike që i dorëzojmë mazhorancës së re që po shfaq shenja revanshi të papranueshme, që janë dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur, pasi do ti diktojë qeverisë në detyrë rregullat që janë të shkruara në kushtetutën e Bangladeshit, por ato për të krijuar qeverinë teknike, ato e kanë të shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorëzon pushtetin dhe detyrën e merr kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, por në Evropë ekzekutivit i njihen kompetenca të plota gjer në ditën e instalimit të qeverisë dhe mazhorancës tjetër”, u shpreh Berisha. 

Megjithëse Rama ka premtuar se qeveria e re do shohë cdo vendim të marrë pas 23 qershorit, Berisha u ndal edhe tek ligji i ri per koncesionet dhe partneritetin privat si dhe një vendim aftmesëm për buxhetin e vitit që vjen dhe dhënin me koncesion të një HEC. 

AUDIT NDERKOMBETAR? BERISHA: RAMA NUK NJEH REALITETIN

Berisha hodhi poshtë pretendimet e kryesocialistit Rama për audit ndërkombëtar, duke shtuar se kjo vjen si pasojë e mosnjohjes totale të realitetit. Berisha tha se FMN, BB, she KE bëjnë analizë të shkëlqyer jo vetëm të ekonomisë shqiptare, por edhe asaj botërore. 

“Kanë disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realiteti, sic është ideja e një auditi ndërkombëtar. Zotëritë dueht të dinë se auditi ndërkombëtar është online, i përdishtëm, i përjavshëm, i përmujashëm. Moody e renditi Shqipërinë në të njëjtin pozicion. Shqipëria ka KLSH që kontrollon, përdorimi në buxhet në të gjithë territorin e vendin. E ftoj të marrë 5 kompani auditi ndërkombëtar që është konstant, është FMN, BB dhe KE që ndjekin me interesin me maksimal cdo zhvillim të vendit. Dosja ekonomike e vendeve me të zhvilluara të botës jo vetëm e Shqipërisë është në analizë të vijueshëm nga institucionet ndërkombëtare me qëllim më të mirë që të parandalohen përkeqësimet dhe të ndihmohen qeveri të dhe vendet për të dalë nga kriza”, theksoi Berisha. 
 

BERISHA: ADMINISTRATA TE MOS JAPE DOREHEQJEN

Berisha ka ftuar edhe një herë administratën të mos japë dorëheqjen pasi sipas tij përveç një grupi këshilltarësh të gjithë janë dhe do janë në zbatim të qeverisjes së vendit. 

“Ftoj administratën të vijojë me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit gjer në ditën e vendosjes së qeverisë, Kushtetuta e ka të qartë kur mbaron mandati i mazhorancës që ikën dhe kur fillon mandati i qeverisë se re ashtu dhe për kryeministrat , ky është debat shterpë që ka në bazë revanshin dhe epshin për pushtet. Ftoj administratën të ushtrojë detyrat e saj gjer në ditën që do të vendoset. Asnjë të mos japë dorëheqjen , asnjë nuk është këtu përvec një grupi këshilltarësh politik, të tjerët janë në funksion të zbatimit të qeverisjes së vendit, administrata që vjen ka të drejtat e saj të mundë marrë qëndrimet që mendon se i përshtat më shumë për të zbatuar programin e saj”, tha Berisha.