Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se “Foltoren” e radhës me demokratët do ta mbajë në qytetin e Kavajës.

Berisha thotë se takimi do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në orën 17:00.

Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.

“Neser diten e marte me daten 26 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Kavajes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”njofton Berisha.