Ish kryeministri Berisha ka shkuar sot në Kuvend, ndërsa është ndalur në një komunik për mediat.
Berisha foli për protestën që po zhvillojnë banorët e 5 majit, ndërsa theksoi se nuk është kundër zhvillimit të qytetit, por kundërshton barbarinë ndaj qytetarëve të tij.
“U prishen banesat në kundërshtim me cdo normë nga qeveritarë që dëshmojnë se hajnitë dhe vjeedhdjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Duke thënë këto fjalë unë personalisht nuk jam por mbështes zhvillimin e qytetit. Mbështes projektet që e bëjnë qytetin më të bukur dhe të jetueshëm por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos për shkak të planevve për të prishur shtëpitë e tjerëve, ka një detyrim moral para së gjithash të ulesh me ta, t’i dëgjosh kushtet e tyre. Si zhvillues shtetëror si privat, je i detyruar të veprosh në këtë mënyrë. Gjithçka bëhet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në vitin 2014 ligji parashikonte legalizim pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh sot më sepse jo kohezioni social, jo humanizmi jo njerëzia por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur dhe mbi vjedhjen e tyre janë karakteristika të pushtetit kleptokratik. Pra të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve të gjitha pretekstet e përdorura janë të paligjshme.
Bëhet edhe më tragjike kjo kur ortakë në pallatet e atyre shesheve janë edhe përfaësuesit e Lul Bravës. Pikërisht sepse ndodh kjo ndaj qytetarëve marrin përsipër të sillen në mënyrë shtazore. Këta qytetarë janë zotëruesit e truallit.” tha Berisha.





