Më 4 gusht, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Këshillin Kombëtar.

Përmes një njoftimi, mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë analiza për zgjedhjet e 14 majit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.

Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse.