Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedim me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, iu ka bërë thirrje që të trokasin në çdo derë për të ju kërkuar qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 Shkurtit.

Kryedemokrati Berisha në bashkëbisedimin me banorët thekson se e shtuna e 12 Shkurtit shënon fitoren e vlerave demokratike dhe fitoren e PD-së në Shqipëri.

Sali Berisha: E shtuna shënon fitoren e vlerave demokratike, fitoren e PD-së në Shqipëri. Skenari kundër opozitës shqiptare, pasi dështoi me marrjen peng të Lulzim “bravës”, pasi dështoi me “non gratën”, në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë në çdo vend të botës. Partia e krimit, e drogës, kërkon që të asgjësojë PD-në, ndaj dhe nuk do e bëjë kurrë. Ne jemi në këmbë për të ju përgjigjur me të gjitha mënyrat demokratike të mosbindjes civile deri në triumfin tonë. Nuk mund të na shndërrojë mafia në anonimat. Ne jemi ata që kemi ndërtuar sistemin, ne nuk falim votën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se orët që kanë mbetur deri në zhvillimin e protestës së 11 Shkurtit, janë vendimtare për suksesin e saj teksa ju jep udhëzimet për të ftuar sa më shumë qytetarë për t’u bërë pjesë.

Kryedemokrati Berisha thotë se më 11 Shkurt, Shqipëria do të marshojë drejt Tiranë e Tirana do të derdhet në rrugë.

Sali Berisha:Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, tek cdo qytetar që njohim, por dhe që nuk e njohim, të ju bëjmë ftesë të që bashkohen me ne në këtë revolucion sepse bëhet fjalë për fitoren e demokracisë, për fitoren e demokracisë në piedestal. Pa pluralizëm, ka një Shqipëri drejt shpërbërjes së plotë. Në punën tuaj, këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së 11 Shkurtit ora 12:00. Duhet të hapim dyert për të gjithë të njohurit që kemi, të cilët duan të vijnë nga rrethet. Ditën e shtunë, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana derdhet në rrugë.