LEZHË, 12 maj 2013– "Tre ligjet e shumëpërfolur si kusht për marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Europian do të miratohen pas 23 Qershorit".
Këtë bëri të ditur kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit që i bëri rikonstruksionit të rrugës Ura Gjadër-Mnelë.
Në fjalnë e tij, kreu i qeverisë nuk kurse akuzat ndaj aleancës së majtë.
"Aleanca e 1 prillit, është Aleanca e trillimit mashtrimit e nihilizmit. Ne më 23 qershor, do votojmë për 3 ligjet, kanalizimet, ujësjellësat, rrugët, shkollat", u shpreh kryeministri.





