Sali Berisha po zhvillon një takim virtual me shqiptarët në Londër ku u ndal te çështja e Portit të Durrësit të cilin e konsideroi si një aferë që shkon në 5 miliardë euro dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po jep tokën publike për të ndërtuar një gradaçelë.
Berisha tha se kryeministri bën jetën e një sheiku me fluturime charter që shkojnë deri në 22 milionë euro, ndërsa u ndal dhe te skandali “McGonigal” për të cilin tha se Rama e “kontraktoi për të vrarë opozitën”.
“Porti i Durrësit është një aferë që shkon 5 miliardë euro jashtë çdo procedure dhe ligji i ka lënë atij truall për të ndërtuar gradaçelën e tij ne një tokë publike që është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë, raste janë të pafundme vetë bën jetën e një sheiku me 137 fluturime me charter dhe dhomë gjumi luksoze shpenzoi mbi 22 mln euro sillet si një despot i vërtetë që nuk njeh ligj dhe asnjë normë. Edi Rama ju e dini është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmit politik, opozita shqiptare ka kaluar në këto dy vitet e fundit një histori të pashembullt ju keni lexuar se qeveria kanë bërë grushte shteti por nuk kisha dëgjuar kurrë që të bëhen grushte për të përmbysur një opozitë që ishte opozita më pro perëndimore e Shqipërisë dhe rajonit, ishte opozita që përmbysi sistemin komunist, kundër kësaj opozite Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë një tradhtar të kombi amerikan që i paguar nga Edi Rama mori misionin e shëmtuar për rrënimin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.