Etrit Berisha ka debutuar mbrëmjen e djeshme me SPAL-in, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij Atalantës. Edhe pse portieri i Kombëtares ka bërë një paraqitje shumë të mirë, ekipi i tij humbi me përmbysje 2-3. Trajneri i bergamaskëve, Xhan Piero Gasperini, e vlerësoi maksimalisht Berishën duke thurur elozhe për të.
“Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Ai është një ish-i ynë, me të vërtetë ishte mjaft e vështirë për ta kapërcyer. Atalanta mundi një ekip që me të bëri me të vërtetë mirë”.
Porosit ushqim në dhomën e VAR-it, arbitri grek po bën xhiron e botës. Diçka e tillë ndodhi edhe me arbitrat grekë të cilët ishin në dhomën e VAR-it, gjatë ndeshjes Lamia-Panathinaikos. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, njëri nga arbitrat që ndodheshin në dhomën e VAR, është kapur nga kamerat teksa merr ushqim nga jashtë.
Ishte dita e parë që sistemi VAR, përdorej në kampionatin grek, por episodi me arbitrin ka nisur të bëjë xhiron e botës.





