TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila dha pafajësinë gardistit Agim Llupo dhe kreut të gardës Ndrea Prendi. 

Berisha gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë e EPP (Partitë Popullore Europiane) në ambientet e kryeministrisë, akuzoi liderin e opozitës Edi Rama për kryengritje të armatosur, ndërkohë që konfirmoi se po pret ende fjalë ne fundit të drejtësisë për këtë ngjarje. 

Shefi i qeverisë duke iku rikthyer zhvillimeve teksa përshkruajti detaje të asaj dite, the se 21 janari ishte ditë e zakonshme punë për të, ndaj nuk pranoi që të largohej nga zyra edhe pse kreu i opozitës sipas tij donte ti rrëmbente karrigen me kryengritës që e qëlluan me dinamit dhe gurë. 

“Ne kemi një problem se kryetari aktual i pozitës i cili në vend që të mbështesë reformat e integrimit, bën cdo gjë për ti bllokuar ato. Mw 21 janar mendoj se mund të përmbyste pushtetin me dhunë, këto protestues dhe midis tyre dhe 200-300 persona të paguar të dhe të nxjerrë nga bota e krimit, me të cilët mendoi se do përmbyste me dhunë qeverinë, pregatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat për karshi, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij, ata sulmuan në mënyrë agresive ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Mbi policinë dhe gardën u hodhën mijëra tulla, gurë dhe dinamit. Natyrisht unë isha në zyrë. Ati mendoi se unë do largohesha nga zyra, por unë jam njeri i detyrës dhe nuk kisha motiv të largohesha pasi ai ishte ditë e zakonshme për mua dhe nuk kisha ndërmend të largohesha nga zyra. Pati 4 viktima, ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet ë lira. Por, dështoi. Një proces hetimor është në vijim, kërkova që drejtësia të thotë fjalën e vet për cdo aspekt të këtij kati të shëmtuar, ne po presim”, deklaroi Berisha. 

3 ligjet, Berisha: Rama po bllokon integrimin, zgjidhja referendumi 
Kryeministri Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj kreut të opozitës edhe për bllokimin që sipas tij ai po i bën integrimit të vendit, nëpërmjet mos votimit të tre ligjeve të kërkuara nga BE, duke e paralajmëruar se do mbajë referendum nëse ai nuk ndryshon qëndrim. 

“Pasi bllokoi vendin me këto akte, tani kërkon bllokimin e 3 ligjeve që janë në Parlament, për të cilat u ra dakord dhe tani është tërhequr. Pse është tërhequr. Pasi do të vendosë një mur qytetarëve shqiptarë në procesin e integrimit. Në këtë kushte ne po shkojmë drejt Referendumit dhe do jetë për këto ligje që i pengon zotëria”, theksoi Berisha. 

Zgjedhjet, Berisha: Rama pas disfatës do i kundërshtojë 

Duke iu përgjigjur interesit të rinisë evropiane , Berisha i konfirmoi se qeveria do zhvilloi zgjedhjet ë rregullta, por sipas tij lideri i së majtës, do i kontestojë pas disfatës. Kryeministri shqiptar tha se kodi elektoral i mbështetur në përvojat më të mira evropiane siguron zgjedhje transparente apsi ka sitetmin mët ë sigurtë të numërimit të votave.. 

“Rama pas cdo disfatë elektorale deklaron se më vodhën votën, problemi është ndryshe. Ne kemi sistemin me transparent të numërimit të votave dhe kjo i ka shpëtuar zgjedhjet tona. Sistemi ynë i numërimit është shpëtimtar kur ka persona që nuk duan të pranojnë votën. Një pjesë të tij e morëm nga Britania e Madhe. Domethenë përqendruam dhe të gjithë sa janë në tavolinën e numërimit, qofshin komisionerë apo vëzhgues janë me të drejtë vetoje. Përshembull, në rast se të të gjithë thonë se kjo është fletë votimi dhe një thote nuk është, fleta e votimit futet në një zarf që quhet zarfi i të kundërshtuarave. Kur fleta e votimit është e vlefshme pasi është vlerësuar me sy vendoset në një skaner, filmohet dhe fotografohet, projektohet në mur dhe transmetohet në kohë reale në KQZ. Ky sistem i saktë ka bërë që cdo lloj pretendimi të faktohet nul, i pavlerë. Zgjedhjet që vijnë do jenë të rregullta, dhe natyrisht Rama nuk do njohë rezultatin sepse ai nuk njeh asnjë rezultat që i jep humbjen ati. E dini historinë sesi humbi. Thjesht. U numëruan votat, ditën e votimit para qytetarëve kishte 4 kuti votimi. Kuti për kreun e bashkisë, për këshillin e bashkisë, për këshillin e minibashkisë, dhe kryetarin e këshillit të minibashkisë. Qytatarët gjatë votimit ngatërronin kutitë. Në kodin e komisionit të Venecias, në kodin ndërkombëtar të zgjedhjeve të mira, në ligjet e të gjitha vendeve tona ato janë vota të vlefshme. Ky zotëria nuk pranonte që të numëroheshin. E rrethoi KQZ me qëllim bllokimin e numërimit, ajo nuk mund të ndodhte pasi vota e cdo qytetari do numërohej, dhe u numërua duke u paraqitur para 5 kamerave dhe nuk kundërshtohej asnjë votë. Kandidati ynë doli me 91 vota më shumë dhe fiti zgjedhjet. Ndaj problemi i zgjedhjeve është i zgjidhur”, theksoi Berisha. 

Berisha: Anëtarësimet në PD, certifikata e fitores më 23 qershor

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë e EPP (Partitë Popullore Europiane) në ambientet e kryeministrisë vlerësoi se anëtarësimet e reja në PD, janë certifikata e fitores së kësaj partie në zgjedhjet që Shqipëria po përgatitet të mbajë më 23 qershor. 

“Unë dua t’ju rrëfej se kjo parti është e lidhur me shumë se cdo parti tjetër që ju mund të imagjinoni, me të rinjtë dhe të rejat. Por, po të shkojmë 22 vjet me parë kjo është dhurata me e bukur që të rinjtë e e vendit i bënë kombit shqiptar. Ata mbeten energjia kryesore e kësaj partie por edhe vizioni më i ndritur i saj. Ata kanë luajtur rol përcaktues në të gjitha iftoret e PD-së dhe në të gjitha reformat e realizuara nga kjo pati gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dje isha në Durrës, ku mund t’ju them të vërtetën se u mrekullova, takova 3 mijë të rinj, që sapo ishin anëtarësuar në PD në qarkun e Durrësit, nuk mund të kishte besim më epror sesa besimi i të rinjve në këtë parti. Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vite në pushtet, ky besim dhe mbështetje është certifikatë e fitores së ardhshme”, deklaroi Berisha.