TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Alfred Zijai‏ ish-futbollist i Flamurtarit të Vlorës dhe i Kombëtares si dhe një prej themelueseve të Partisë Demokratike. 
 

“Lajmi i ndarjes nga jeta e prindit, bashkëshortit, njeriut tuaj me te dashur, ish futbollistit te njohur, njerit prej themelueseve te Partisë Demokratike Alfred Zijai me trishtoi pa mase. Alfredi u nda nga jeta por ka lene kujtimin e nje prindi, bashkeshorti shembullor, futbollisti te talentuar, qytetarit qe mbrojti vlerat e larta qe besoi. Me kete rast ju shpreh ju dhe te gjithë miqve te Alfredit ngushëllimet e mia me te sinqerta dhe lutem sebashku me ju qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. Me respekt, Sali Berisha”, përfundon mesazhi i kryeministrit. 

Ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës dhe i Kombëtares shqiptare, Alfred Zijai. Prej tre vjetësh Zijaji vuante nga një sëmundje e rëndë për t'u ndarë dje nga jeta në 52 vjetorin e lindjes.