Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin e bashkëpunimit me Ilir Metën, i cili pasi të lerë postin e Presidentit më 24 korrik ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë.

Sipas Berishës, ideja e tij është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku siç theksoi rol kryesor do të ketë Partia Demokratike.

“Kemi pasur…disa herë jemi takuar me presidentin Meta. Ai i mbyll këto javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe i LSI, në opizitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ku regjim është armiqësor kundër Ramës.”, tha Berisha.