Tiranë, 16 maj 2014 – Edhe pse askush nuk e ka akuzuar atë se ka një vilë në Gjirin e Lalëzit, Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Taulant Balla, ndaj së bijës së tij, Argita Malltezi.

Berisha ka mohuar që të ketë vilë në gjrin e Lalëzit, por në fakt, deputeti socialist ka akuzuar vajzën e tij, dhe jo vetë Berishën.

Por, për këtë Berisha nuk thotë asnjë fjalë.

Madje, sipas tij, vila e paraqitur një ditë më parë me foto nga ana e Ballës, është e një biznesmeni dhe jo e tij.

Sipas Berishës, Taulant Balla po përdoret nga Rama për të mbuluar skandalin e trafikut të drogës.

Por, pas kësaj ka reaguar deputeti Balla.

Ai e ka ftuar Berishën që të shkojnë bashkë dhe të verifikojnë vilën e Argitës në Gjirin e Lalëlzit.

E ftoj deputetin Sali Berisha të shkojmë së bashku në Gjirin e Lalëzit, ku t’i tregoj super-vilen në pronësi të vajzës së tij Argita Berisha. E mirëkuptoj se për shkak të moshës ndoshta ka harruar që aty në atë vilë Sali Berisha ka qenë vetëm para disa ditësh. Të gjithë në Gjirin e Lalëzit e dinë ku është Vila e Argitës. Vetëm Saliu nuk e ditka. Ajo është vila më e madhe. E vetmja që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone. I bëj thirrje INUK të verifikojë dokumentacionin e kësaj super-vile, e ndërtuar mbi gjurmën e një ndërtese shumë herë më të vogël. Kaq për sot”, tha Balla.