TIRANE, 28 maj 2013 – Mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj. Kryeministri i vendit ka dhënë këtë alternativë për zgjidhjen e ‘ngërcit’ në KQZ gjatë takimit me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit te Shteteve të Bashkuara, z. Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga Ambasadori Aleksandër Arvizu.. 

Kryeministria e cila zbardh takimin, thekson se kreu i qeverisë, shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. 

Kryeministri e njohu shkurtimisht z. Moore me përgatitjet zgjedhore, ku vuri theksin në përmirësimin e madh të kornizës ligjore, infrastrukturës së votimit dhe asaj të numërimit. 

Shefi i qeverisë garantoi se maxhoranca do te do të bëjë gjithcka për të siguruar standardet për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa theksoi se rëndësinë e pranimit të rezultatit nga të gjitha palët.