Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile do të vijë edhe në sallën e Parlamentit nëse mazhoranca nuk do të respektojë kushtetutën. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ish-Kryeministri Berisha i ka quajtur deputetët socialistë “zogj në klloçkë”, për të cilët ka thënë se shumë shpejt do të dalin pa pupla në publik.
Sali Berisha: Kërkohet të ndëshkohet Ilir Beqaj, ai nuk vjen sepse është eksponent kryesor. Gramoz Sako, firma e komandantit të Gradës ka ndërtuar pallatin pa asnjë faturë. Ilir Beqja nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve në sterilizim, por për 120 Euro që ka harxhuar në restorantin e vet vetëm e vetëm. Ju jeni si zogjtë në klloçkë, por ju do të dilni pa pupla në publik. Këtu merr fund Kushtetuta Xhaçka. Edhe ju keni shembullin e tyre. Dosjet e krimit i keni palë-palë shumë e shumë prej jush. Nuk ke kujt t’i vësh dorën.
Velistja fliste, televizioni mbrëmë për të gjysëm ore për të se si i devijonte fondet. 500 milionë Lekë për djegësin e Tiranës. Edhe kryeson një komision tjetër, po ti je për komision tjetër. Në sektorin e shëndetësisë kryhen krime kundër njeriut. Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët, as në minutën e fundit të jetës së tyre, sepse ata vdesin nga ilaçet që nuk i marrin që ju vidhni fondet. Keni 3 vjet aparaturat pa funksion.
Kur nuk stepesh para një gjaku të një fëmijë, ti je një grua e rrezikshme. Pa më thuaj mua po ata 600 gra që nuk morën brakiterapinë, çfarë u thua ti atye: Rroftë Edi Rama? Është krim kundër njerëzimit. Ne kërkojmë që të respektoni kushtetuën, përndryshe mosbindja civile do të vijë në sallë, nuk mund të shkelmoni kushtetutën. A mund të rrihet në Parlament me një zonjë që ka marrë tokën si ministre?