TIRANE – Kryeministri në detyrë Sali Berisha akuzon kryeministrin e zgjedhur Edi Rama se një muaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit ka mohuar premtimet e tij, ka mashtruar qytetarët dhe ka nisur një revansh antikushtetues ndaj institucioneve dhe administratës publike. 



Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan: “Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!” 



“Te dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi. 

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon: 

1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën. 

2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverise se vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete. 

3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-se, pushtetit gjyqësor. 

4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushërirës Koleka. 

5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria. 

6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit. Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!!”-shkruan Berisha.