Kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur krim kundër njerëzimit mungesën e ilaçeve në spitalin e Onkologjikut.

Gjatë një takimi me tregtarët te Medreseja, Berisha theksoi se mungesa e Pet-skanerit në këtë spital është një turp.

Sipas tij, këto problematika do të marrin fund sapo  PD të vijë në pushtet.

“Nëse ka një krim kundër njerëzimit është ajo e ilaçeve. Po s’ua dhe, humb jetën. Paratë e ilaçeve vidhen. Cili është zotimi ynë? Ky problem nuk ka ekzistuar në parë. Në Spitalin Onkologjik asnjë ilaç nuk ka munguar. Këta morën dhe vunë Nushin dhe Tomen dhe ua dhanë në dorë ilaçet.

Ne kishim një ligj. Asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk shitej në dy vende të BE-së. kur firma ishte këtu bënte zbritje dhe nuk mungonin dhe nuk do të mungojnë në mënyrë absolute. Paratë e tyre vidhen nga ministria dhe drejtoria. Çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve. Këto tre muaj nuk keni ilaçe.

Pet skaner nuk ka. Të gjithë shqiptarët duhet ët shkojnë te private, të paguajnë shtrenjtë, të presin radhë. A ka më turp mos të ketë pe skaner një shtet. Kjo është një mafie jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ju siguroj se kjo merr fund. Do vëmë dorë fuqishëm”, tha Rama.