Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve.
“Edi Rama në daljen e tij publike u faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes së inceneratorëve dhe vjedhjes me PPP në fushën e shëndetësisë. Të shtunën doli para gazetarëve për veprat penale më të rënda, të djegësve dhe të sterilizimit të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krime të shëmtuara që ka ndodhur me to, thjesht si mangësi në ndërtime.
Gjëra kanë ndodhur, ka pasur mangësi dhe nevoja, Me mangësi dhe nevoja Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen e dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanin ku u vodhën 28 mln euro dhe tani ka ngelur një rrangallë pa funksion që e dëshmoi djegia e malit të plehrave në Elbasan, ditën kur Rama tha se ai ekziston.
Deputetë socialistë mashtruan publikun kur bënë një vizitë në qytetin e Fierit dhe thanë se djegësi funksionon. Edi Rama quajti mangësi dhe nevoja vjedhjen në gjashtë vite në djegësin e Tiranës. Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesor sepse janë zhdukur 130 mln euro dhe gjurmë të djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë”, tha Berisha.