TIRANE – Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Sali Berisha falënderon të gjithë qytetarët që janë bërë ‘fansa’ të tij duke e cuar numrin në 341 mijë dhe duke e kthyer në një nga faqet më tërheqëse, sic thotë Berisha, në vetëm një muaj. 

“Mirëmëngjes të dashur miq! Sot jemi mbi 341 mijë shqiptarë sëbashku në një faqe të vetme! Dua ta nis ditën duke falenderuar përzemërsisht çdonjërin prej jush që, me pasion dhe përkushtim, brenda 1 muaji, e shndërruat këtë faqe një nga profilet më tërheqëse dhe më të ndjekura. Facebook-u ynë shihet nga 1.7-2.05 milionë qytetarë në javë. Ju e keni bërë atë rrjetin më pasionant dhe me gjallërinë më të madhe. Bashkëveprimi (talking about) në faqen tonë është impresionues dhe frymëzues! 90% e miqve të mi janë aktivë këtu! Facebook-u ynë është më entuziasti dhe më rinori! 88 % e miqve janë nën 34 vjeç! Mirënjohjen më të thellë ndaj jush! Ju jeni të parët”, shkruan Berisha.