TIRANE– Kryeministri Sali Berisha ka shkruar sot në faqen e tij në Facebook mbresat nga takimi me boksierin shqiptar me suksese ndërkombëtare, Nuri Seferi.

"Të dashur miq! Për mua takimi me boksierin e madh shqiptar, Nuri Seferi, kampion disa herë në peshën e tij në Europë, ishte i veçantë dhe mbresëlënës. Ai ishte i çiltër dhe shumë njerëzor në bisedë, ndonëse kundërshtarët e quajnë “Nuriu i tmerrshëm”. Unë e quajta Nuri fitimtari dhe nuk mund ta quaja ndryshe. Në 33 ndeshje ndërkombëtare, që ka zhvilluar si boksier i Federatës Shqiptare të Boksit, ka fituar 27 dhe ka humbur 6 nga to. 20 herë kundërshtari doli nga ringu me nokaut, ndërsa vetë ka rënë vetëm një herë.

Nuriu kishte vetëm dy dëshira; pasaportën shqiptare me shqiponjë që i mungonte, të cilën donte ta vendoste edhe në ring, aty afër flamurit kombëtar dhe e dyta; të zhvillonte një ndeshje për titull kampion i botës në Shqipëri. Ne ramë dakord për të dyja. Le t’i urojmë së bashku Nuriut fitimtar fitore të tjera të mëdha!" – sb