TIRANE,27 gusht 2013– Kryeministri në detyrë Sali Berisha komentoi në rrjetin social 'Facebook' punimet e Konferencës "Shqipëria e gjeneratës tjetër".
Jo mbajtja e premtimeve, shkruan Kryeministri, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!
“Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitektëve të miliarderëve të PS, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektet e shndërrimit të sheshit Skënderbej në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllim:
1- Liçencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.
2- Mbrojtja e trashëgimisë se Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit”.
Berisha shprehet se konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës "xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer". Kurse nga brenda , vijon kryeministri, ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmeneve e drejtues të PS. "Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm Koço Kokëdhimen!", deklaron Berisha më tej në Facebook.
Berisha në Facebook: Vila e Enverit tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmeneve e drejtues të PS
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë





