TIRANE,23 shtator 2013 -Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e Kancelares Angela Merkel. Sipas Berishës, fitorja është historike jo vetëm për Gjermaninë por edhe për mbarë Europën”. 

Në rrjetin “Facebook”, Berisha shkruan se :” Gjermanët i dhanë një mandat të tretë Kancelares Angela Merkel për udhëheqjen e saj të vendosur dhe mbajtjen e Gjermanisë jashtë krizës dhe kontributin e jashtëzakonshëm për nxjerrjen e Europës nga kriza. 
Gjermanët hodhën poshtë premtime antiglobaliste, votuan programin e bazuar në vlerat e lirisë, programin e Qendrës së Djathtë, si program shpëtimtar për vendin e tyre dhe mbarë Europën. Urime!” – përfundoi Berisha.