GRAMSH, 21 mars 2013- Kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në ceremonine e inaugurimit të rikonstruksionit të segmentit rrugor Gramsh-Kodovjat, ndërsa premtoi për banorët e kësaj zone të tjera investime në infrastrukturë e më gjërë. 

“Të dashur banorë të Kodovjatit, ju shpreh urimin tim mqë të mirë për rrugën e re që inaugurum sot. Qeveria jonë është përqendruar më shumë se cdo tjetër në ndërtimin e infrastrukturës moderne, nuk ka asnjë pëllëmbë vend për tu braktisur”, tha ai. 

Kryeministri premtoi ndër të tjera se qyteti i Gramshit do të lidhet me Elbasanin nëpërmjet një rruge të re e të shkurtër, gjithashtu do lidhet me një rrugë të re edhe me Maliqin e Skraparin, sic shtoi ai. 

“Në këto vite në rrethin e Gramshitne kemi investuar mbi 90 km rrugë, do ndërtojmë dhe rindërtojmë cdo km rrugë. Gramshi do lidhet me Maliqin dhe Skraparin, rruga me Elbasanin do shkurtohet edhe me 10 km. Do jetë buzë liqenit dhe panoramike. Rruga që ne ndërtojmë një shans dhe potencial i madh për punësim, rruga hap tregun për tu shitur prodhimet tuaja”, tha ai. 

Duke vlerësuar se zona ka potenciale të mëdha turistike, Berisha nëvijëzoi edhe mundësinë e shtimit të hektarëve të mbjellë me bajame. 

“Në këtë zonë mund të mbillen edhe 400 hektarë bajame, mund të punësohen me mijëra punëtorë. Rruga është punësim, krijon mundësi, fton investitorët të investojnë në Kodovjat e cdo cep të Shqipërisë”, tha ai. 

Në 4 vitet e ardhshme kryeministri premtoi hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës. 
“Në 4 vitet që vijnë do hapim 250 mijë vende pune të reja. Ky është një premtim real e konkret e bazojmë. Ne do dyfishojmë grantet për Gramshin fermerët e tij dhe gjithë Shqipërinë. 6 mld dollarë investime të huaja do kemi në 4 vitet që vijnë me këtë paketë të re investimesh. Turizmi do të jetë 6,7 milionë në vitin 2017”, tha ai më tej. 

Berisha tha ndër të tjera se Gramshi ka potenciale të mëdha ujore, ndërsa nënvizoi se së shpejti do do nisë projekti i Kaskadës së Deviollit. 

“Firma norvegjeze do nisë shumë shpejt punimet. Janë edhe 9 HEC-e të tjera që do ndërtohen, do punësohen së paku 8 mijë punonjës”, tha ai ndër të tjera. 

Ky investim i shërben zonës në zhvillim nga ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll. Gjatësia e rrugës së rikonstruktuar shkon në 13,4 kilometra, ndërsa gjerësia është 5-6 metra. Përfitues të këtij rikonstruksioni janë 13 mijë banorë në komunat Kodovjat, Pishaj. Rruga gjithashtu shërben edhe si arterie kryesore për komunat Kukur e Lenie të këtij rrethi.