Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës zotin Agron Loka.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Rama po vjedh shqiptarët dhe e cilësoi atë hajdutin më të madh në vend, ndërsa shtoi se më 14 maj do të votohet për të zëvendësuar zhgënjimin me shpresën.

“Kandidati ynë do shkrijë energjitë e tij për të ndryshuar për mirë bashkinë dhe jetën tuaj.

Të gjitha pushtetet sot janë të përqendruara në duart e Ramës.

Keqësia e tij shpirtërore rrezatohet në jetën e fëmijëve tanë, në jetën e të rinjve tanë, në mirëqenien e familjeve tona.

Më 14 maj votohet për të zëvendësuar zhgënjimin me shpresën.

Cilido shqiptar që në 8 viteve ndjehet se është ekonomikisht më mirë, i them, vijo rrugën e voto Ramën, por sot ata të cilët mund të pohojnë një gjë të tillë janë shumë të paktë, një rreth i ngushtë i qeveritarëve, qendror apo vendor, grupet e malavitës të lidhura me pushtetin.

Asnjë prej tyre nuk i afrohet kurrë kriminelit në parlament që i mbron ata e që pasurohet prej tyre, që vjedh, ministrit apo kryeministrit që ju vjedh në shumë dhjetëra herë më të mëdha se gjitha bandat e hajdutët e tjerë të Shqipërisë të marra së bashku.

Ka hajdut që vjedh 100 mijë-1 milion, por ka edhe një kryeministër që firmosur për 430 mln paratë tuaja. Nuk ekziston asgjë nga ato për të cilat është firmosur.

Kryeministër që blen 4 mln euro një vazo druri se ja ka ënda syve të tij.

Keni kryetar bashkie që u thotë shqiptarëve kam mbjellë 1 mln pemë.

Sa ka vjedhur ai, nuk kanë vjedhur të gjithë hajdutët e Shqipërisë së bashku.

Erdhi me zotimin se do heqë taksën për ushqime, vetëm me shpenzimet për bordet komuniste secili prej jush nga 2021-2022 ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për ushqime.

Rama në 1 nga 2 fjalime thotë në vendin tonë nuk vdes njeri urie. Logjikë e turpshme. Nuk është puna të vdesë njeri urie por të jetojnë si njerëz”, tha Berisha.