Me tone të forta ka folur sot ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend. Berisha tha se deputetët e mazhorancës, duan të zgjedhin kreun e grupit parlamentar të PD, dicka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas Berishës, mazhoranca po tenton që të futet në punët e brendshme të PD-së.
Berisha: Në këtë seancë deputetet e dalë nga krimi droga përpiqen me cdo kusht ti imponojne atë që duan ata, të zgjedhin edhe opozitën. Nuk ka seancë më të shëmtuar se kjo. S’ka asgjë më të shpifur kur ju rregullat elementare të një funksionimi të këtij institucioni i shkelmoni me akt armiqësior ndaj opozitës, edhe pse defacto përfaqëson shumicën e shqiptarëve. Ju jeni të aftë për cdo shkleje ligjore dhe kushtetuese.
Skena të tilla, inskenime të tillla s’kane ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Akte te tilla kur perpiqeni të emëroni opozitën, se kush do i përfaqësoje ata në këtë parlament, nuk ka ndodhur asnjehere. Ky është një akt i papërgjegjshëm, armiqësor ndaj qytetarëve. A keni cipë, a keni turp?