Jashtë selisë së Parlamentit, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po zvarrit qëllimisht votimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Byroja do të ketë viktimë të parë Edi Ramën. Ai ka frikë se mos rrëzohet, por është i rrëzuar. Është një njeri që e ka përfshirë veten në krime monstruoze”, ka deklaruar Berisha.
Berisha e ftoi Ramën që të votojë cilin variant të dojë, pasi vetë Partia Demokratike “është gati” të japë votën.
Por në mesin e akuzave të tij bëri dhe një deklaratë të çuditshme kur tha se lideri i qeverisë ka filluar të dëgjojë në mitingje thirrjet: “O Edvin o zagar, do të varim në litar…”





