DURRËS, 8 qershor 2013 – Kryeministri Berisha ishte pjesë e përurimit të fabrikës së ambalazhit të gazit në Porto-Romano në Durrës, një investim privat me vlerë prej 6 milion euro.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se qeveria do të bëjë të gjithë përpjekjet për uljen e taksave për bizneset si dhe punësimin e shqiptarëve.
Berisha theksoi, se politikat që qeveria ndjek, janë alternativa e zhvillimit, e taksave të ulta dhe e punësimit, ndërsa alternativën e Ramës, e cilësoi si alternativë të mashtrimit, e cila është e ndërtuar në një botë joreale e të gënjeshtër, në autobuzin e tij mavi.
Kryeministri premtoi kthimin e Porto-Romanos në një nga gjeneratorët më të rëndësishëm të industrisë, ku do të punohet një numër i madhe personash, ndërsa inkurajoi të gjithë bizneset të investojnë në vendin tonë.
Duke iu referuar kundërshtarit politik, Berisha tha se vota e shqipëtarëve më 23 qershor do të jetë ilaçi absolut më i shkëlqyer për mashtrimet e akuzat e shokut të autobuzit mavi, ndaj ne do të ecim përpara, për vendet e reja të punës, për Shqipërinë e zhvilluar dhe Durrësin e zhvilluar.
Fjala e plotë e Berishës
Inagurimi i fabrikës së amballoazhimit të gazit, është një ngjarje e rëndësishme për Durrësin, por edhe për të gjithë vendin. Kjo është një histori e vërtet suksesi. Në dy vite punë është ngritur këtu një biznes i shkëlqyer, janë punësuar 200 qytetar dhe kjo fabrikë eksporton 70 përqind të prodhimit të tij. Dua të garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka për bizneset në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Sot, fabrika që inaguruam plotëson nevojat e vendit për gaz, të cilat përpara ndërtimit të saj plotësoheshin me import. Tashmë konsumatori shqiptar do të marrë prodhimi vendi, duke përdorur më gjerësisht gazin për ngrohje dhe gatim, i cili është më i leverdishëm ekonomikisht. Lulëzimi i bizneseve dhe suksesi i tyre përbën themelin e politikës tonë, në këtë kontekst ne kemi bërë çdo gjë për të ndihmuar biznesin.
Ulja e taksave për biznesin do të thotë liri më e madhe, krijimi i vendeve të punës, etj. Jam i sigurtë që pronari i kësaj fabrike, të gjithë makineritë e fjalës së fundit i ka sjellë duke paguar TVSH, por tani çdo makineri tjetër që sjell ky biznes, apo çdo grup investuesi, do të vijnë pa TVSH në Shqipëri, çdo material që duhet për prodhim pa vjen pa TVSH për biznesin. Ne hoqëm TVSH-ën, por edhe hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale për të gjithë punonjësit me mesatare page prej 30 mijë lekë. Ne jemi forca politike e taksave të ulta, pasi paratë në llogari të qytetarëve janë më të rëndësishme.
Kjo politikë funksionon, ambicja jonë mbetet dhumë e madhe dhe ne do të bëjmë gjithçka për punësimin e uljen e taksave. Por, nga ana tjetër, ka një alternativ tjetër, ajo e mashtrimit. Ai thotë që me uljen e taksave që do të bëjmë ne, çdo qytetar do të ketë në muaji 40 mijë lekë kursim. I nderuar zotëri rroga mesatare në këtë vend është gjithsej 50 mijë lekë, po ata që marrin sot 40 mijë lekë nga do ta nxjerrin 40 mijë lekëshin në muaji, apo spekulon me lëkë të reja dhe të vjetra duke dëshmuar qe se s'ke një gram zyrtari dhe politikani. Nuk mund të paraqitesh përpara qytetarëve njëherë me të vjetra dhe një herë me të reja sepse ata të vejnë vulen dhe të lënë në autobuzin mavi për dekada, të udhëtosh me të.
Në përpjekjen tonë për të ndihmuar biznesin ne vendosëm që çdo i ri i punësuar të jetë pa taksa për tre vite dhe qeveria të paguajë çdo detyrim që i paguantë sipërmarrësi, ne vendosëm të vazhdojmë krijimin e zonave industruiale, Porto-Romano do të kthehet një nga gjeneratorët më të rëndësishëm të industrisë, ku do të rrisë numrin e të punësuarve . Kjo është alternativa jonë, alternativa tjetër ka vetëm sharje kolektike, këta janë skllevër, banditë, dele, injorantë etj, por gjuha e sharjeve kolektive është absolutisht gjuhë e papranueshme, nuk fyhet kurrë kolektivisht një njeri i qytetruar por veçanarisht nuk e bën të veten fyrjen kolektive dhe inatin.
Por, le ta lëmë pasi të gjithë këtë e ka nga autobuzi mavi, ai nuk ndjek Shqipërinë reale, nuk ndjek Shqipërinë si ecën, Shqipërinë e zhvilluar. Gjithçka brenda autobuzin zhvillohet në një botë joreale dhe një botë gënjshtër , një botë që urrehet dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Por, ne nuk e këshillojmë dot atë, por vota e shqiptarëve me 23 qershor është ilaçi absolut më i shkëqyer për mashtrimet e akuzat e shokut të autobuzit, ndaj ne do të ecim përpara, votoni 44 për bizneset, për vendet e reja të punës, për Shqipërinë e zhvilluar dhe Durrësin e zhvilluar.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





