Kreu i PD-së ishte sot në takimin e radhës elektoral në qytetin e Pukës.

Berisha dha mesazhe të forta sa i përket shëndetësisë, teksa theksoi se në qeverisjen e ardhshme të PD-së pas 11 majit nuk do lejohen më ilaçet e Tom Doshit apo Vilma Nushi, që sipas tij janë me niseshte dhe pa efekte.

Sakaq, do vendoset lista italiane e rimbursimit, teksa kjo i përket paketës së dhembshurisë.

Berisha: Është mëkuar për të mbjellur urrejtje për njeriun. Është mëkuar me urrejtje për të tjerët dhe me çarta bianca për sërën e tij. E bën një njeriu për të cilin nuk ekzistojnë të sëmurët. Lë spitalet pa ilaçe. Deklaron se ajo që ndodhi në Onkologjik është krim kundër njerëzimit. Nuk nxjerr asnjë qindarkë nga buxheti për ti dhënë fund. Dhe të sëmurët mbeten në mëshirën e sëmundjes. A vazhdohet me, ky është njeri që nuk ka asnjë normë. Ju premton pasaportën europiane. Pasaporta e tij është më kallpe në botë. Me Edi Ramën nuk shkohet në Europë.

Pasaporta europiane e Ramës është si djegësi i Tiranës, është si premtimi i shëndetësisë falas. INSTAT deklaroi se shqiptarët shpenzojnë 820 mln euro. Për frymë shpenzojnë 410 euro për frymë në vit. Për frymë shpenzojnë për ilaçe dy herë më shumë se për bukën e gojës. Nuk i blejnë ose në mëshirë të familjarëve të tyre. Edhe ato të tjerat që janë, janë marka Doshi Nushi. Në vend të gjitha me niseshte dhe pa efekte. Ilaçe mashtrimi.

Ju jap fjalën, se javën e parë, dylli i Doshit dhe Nushit dhe ilaçe të tjera nuk do futen në Shqipëri nëse nuk tregtohen në më pak se 2 vende të BE-së. Pas 11 majit nuk do porosisë kush ilaçe jashtë shtetit, do vëmë listën italiane të rimbursimit. Për shëndetin do bëjmë të njëjtën kujdes. Kjo është, paketa e dhembshurisë. E solidaritetit që kemi, dhe që nuk duam të flasë njeri me vete nga mospasja.