Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK.

Lideri i PD zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Menjëherë pasi doli nga SPAK, Berisha foli për mediat.

“Meqenëse jam këtu, i them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde. Kurrë! Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi.

Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton”, tha Berisha për mediat.