Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të Azem Hajdarit në Bajram Curri, u shpreh se ai ‘jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë’.

"Azem Hajdari  do të kthehej do të shndërrohej në legjendën e vërtetë. Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët, përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Evropës, do të brohoriste.

Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë!

Vëllezër dhe motra!

Azem Hajdari me studentët liberatorë, në 1990, nga një çështje e shkelmuar, e harruar arriti të shndërrohej në yllin polar të shqiptarëve. 

Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë, me dinjitet, kokëlartë, ndaj dhe sot ai është një apel, një frymëzim pasi pas 27 vitesh nuk mund të mohohet se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë: Velloja e narkotikëve që ka bërë që shqiptarëvt të mos vendosin dot për fatin e tyre, që emri i tyre të mos shkëlqejë në mes të kombeve të tjera. Por ne jemi këtu sot të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë drejt hapësirave që meritojmë.

Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt. Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt. Azemi është ngritur në bronx, por ai duket si i gdhendur në shkëmb. Falenderoj edhe njëherë skulptorin Isa Baliaj, që na e solli Azemin këtu në qytetin e Alpeve, që ai të prehet përjetësisht këtu. Nder përjetë heroit legjendar."