ISHEM, 5 prill 2013– Kryeministri Berisha ka sulmuar sot kryesocialistin Rama duke e cilësuar atë si një piktor të dështuar.

Ndërsa ka vizituar vendprehjen e eshtrave të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra në Ishëm, kryeministri  Berisha shprehu sërish entuziazmin për një fitore të së djathtës në zgjedhje.

“Lutja dhe urimi im  është që zoti e shpëtoftë  të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama. Shqipërinë e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë e djathta e bashkuar e saj” tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri vlerësoi lart edhe figurën e gjeniut të pikturës shqiptare Ibrahim Kodra.

“Erdha sot të përulem me nderimin më të madh, para gjeniut të pikturës shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim Kodra” shtoi Berisha.