Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Florian Kamberi dhe Lindon Selahi janë futbollistët e vetëm të cilët janë grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja për dy sfidat e muajit tetor ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë për Nations League.
Ata janë lejuar nga klubet e tyre për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kjo për vetë faktin pasi Etrit Berisha ka marrë dritën jeshile nga Spal dhe i është bashkuar kombëtares ditën e djeshme.
Ndërkohë që sot siç ka raportuar edhe Supersport nga stërvitja e paradites pritet sulmuesi i talentuar Giacomo Vrioni i cili gjithashtu është lejuar nga klubi i tij Juventusi të bashkohet me kuqezinjtë.





