Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbaj “Foltoren” e radhës me demokratët ditën e nesërme në qytetin e Gjirokastrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se takimi do të mbahet në orën 18:00, në sallën e Hotel Olimpik, ndërsa fton të gjithë demokratët që të marrin pjesë.

“Njoftim: Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres  do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe  demokratët e Gjirokatstres  te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.

Ndërkohë ish-presidenti Bujar Nishani njofton se do t’i bashkohet “Foltores” të liderit historik të PD-së. Ai thotë se vetëm të bashkuar ata janë më të fortë dhe fitimtarë.

Të nderuar miq, nesër, e mërkurë 6 tetor, ora 18:00 do t’ju bashkohem demokratëve të Gjirokastrës në Foltoren e Z. Berisha! Qyteti simbol i trashëgimisë dhe bukurisë sonë kulturore, jet e mót ka qenë edhe simboli i patriotizmit dhe ndershmërisë njerëzore. Të gjithë bashkë për tu bërë më të fortë dhe fitimtar”, shkruan Nishani.