Kryetari i Komisionit të Rithemelimit, pranë PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me mbështetës të tij në Durrës, nga ku deklaroi se nga aty do të niste marshin, aksionin e demokratëve drejt fitores.
“Nga Durrësi nisim sot aksionin, marshin e fitores Nisim sot, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama”, tha ai.
Berisha u shpre se përballë demokratëve qëndron sot një armik që njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin.
“Ky armik u thotë ju që përmbysët diktaturën, u thotë ju që morët Shqipërinë mbi supe, e nxorët nga skëterra e historisë, e anëtarësuat në NATO, e afruat me BE, e ngritët nga vendi i tretë më i varfër në botë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta me djersën tuaj, jo nuk jeni ju ata, identitetin ua përcaktoj unë me drejtësinë e tij”, theksoi Berisha më tej.
Sot, vijoi Berisha, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi.
“Ne të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do e bëjmë”, deklaroi ai.