Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar Ministres së Arsimit, që tu thotë studentëve shqiptarë se me çfarë parash e ndërtoi ajo vilën luksoze brenda dy viteve.
“Si e ndërtove vilën brenda dy viteve si ministre. 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës, për kolltuqe dhe tualete. Thuaju studentëve pse bllokove për 3 vite me radhë masterat dhe i çove ne universitetet private", -deklaroi Berisha
Ndërkohë ish-kryeministri ka akuzuar edhe Kryeministrin Rama, i cili ditën e djeshme është venë në vështirësi edhe nga studentët e Universitetit të Vlorës të cilët e pyetën se si e ka ndërtuar vilën e tij në Surrel të Tiranës.
Berisha nëpërmjet shifrave lexoi deklarimet e pasurisë së Kryeministrit Rama në ILDKPI gjatë viteve që ka shërbyer si kryetar bashkie si edhe si kryeministër.





