Durrës, 18 qershor 2014 – Shumëkush mund të shtrojë pyetjen se si i kalon pushimet ish-kryeministri Sali Berisha tashmë që nuk është më në qeveri.

Portali Albeu ka mundur që të sigurojë ekskluzivisht një foto se si Sali Berisha i veshur me tuta sporti dhe me një bluzë shumë të thjeshtë ndodhet për pushime në gjirin e Lalëzit të dielën që kaloi, më 15 qershor 2014.   

Sigurisht, pranë tij nuk mund të mungonte edhe supermbesa, Dasara Malltezi si dhe shoqëria e saj. Ndërkohë, gjatë viteve kur Berisha ishte në detyrën e kryeministrit, ishte bërë mëse e zakonshme që familja e tij të shkonte për pushime në shtëpinë e pushimit në Dhërmi.   

Nuk dihet ende nëse kryeministri Berisha do të thyejë sërish rekord këtë verë, por me sa duket pushimet i ka nisur herët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/