Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar në Prokurori, në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD-së. 

Berisha ka folur para se ai të shkojë në Prokurori, ku është shprehur se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha Berisha.