Opozita do të mbajë ditën e nesërme protestën e radhës në kuadër të aksionit opozitar.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta do të mbahet gjatë paradites në orën 10:00 para parlamentit.
Ndërkohë opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare në datë 3 mars, një ditë pas mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.