Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, i cili një ditë më parë i kërkoi shpjegim Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me vendimin për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në “listën e zezë” të DASH, i ka kërkuar zyrtarisht sqarime edhe Departamentit të Shtetit, përmes një letre.

“Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken sot gjatë një seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informaciinin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë përcaktim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje. ”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

LETRA E PLOTË:

I dashur ndihmës sekretar i përkohshëm Durakoglu,

kohët e fundit, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke përmendur përfshirje në korrupsion domethënës. Nën këto sanksione, Berisha, bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk iu lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken sot gjatë bhë seancë dëgjimore në komisionin i punëve të jashtmne, kërkoj akses në të gjithë informaciinin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë përcaktim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndak kësaj cështje të rëndësishme. Pres me padurim përgjigjen tuaj.