Ambasadori i BE-së, Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall “non-grata”.
Megjithatë ai deklaroi nga Korça se është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht.
“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, u shpreh Soreca.
Ai ndër të tjera foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u shpreh se ky është momenti i duhur.
Ndër të tjera Soreca tha se Shqipëria nuk ka qënë kurrë kaq afër për hapjen e negociatave.
“Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët. Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave. Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh ai.





