Berisha njihet për denoncimet e tij përmes qytetarit dixhital për gjërat që shkojnë keq në Durrës dhe për të cilat në pjesën më të madhe të rasteve fajëson kreun e bashkisë, Vangjush Dakon.
Duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës”, ku Dako shfaqej duke drekuar me anëtarë të bandës kriminale Avdylaj nga Shijaku, fakt që nuk u mohua as nga vetë kryebashkiaku, Berisha ka publikuar një meme mbrëmjen e sotme.
Filmi i famshëm “Kumbari” (Godfather), fotoja ikonike Al Pacino-Marlon Brando vjen në versionin e Berishës me Dakon në vendin e Pacino-s. Memen, Berisha e shoqëron veç me një koment njëfjalësh: Dakfather!





