Avokati Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

Sipas tij këtu ka një ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhni ata që e kanë krijuar.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet a zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.

Kujtojmë që për ish-kryeministrin Berisha është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi janë vënë në pranga.