Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi fjalimin e tij në tubimin qytetar, duke u bërë sërish thirrje banorëve të Tiranës që të premen të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt.

Berisha tha se muk ka qytet në botë që do të duronte as 24 orë një kryebashkiak që ka groposur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe sot nuk ka nam as nishan.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohje të pakufishme, nderimin tim më të madh qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të dinjitetit, shpresës.

Një përshëndetje demokrateve dhe demokratëve kudo që janë dhe ftesa ime ta shndërrojmë këto orë, këto kohë që na ndajnë nga dita e premte, dita e betejës, dita e fitores.
Ta shndërrojmë në një kohë pune intensive, takimesh intensive me qytetarët, me studentët, me të rinjtë, me pensionistët, me bizneset.

Të bashkohemi të premten për fitoren e frymës evropiane.
Fitoren e shpirtit europian të qytetarëve shqiptarë.
Fitoren e ndershmërisë së qytetarëve të kryeqytetit, të cilët nuk mund të pajtohen kurrë të kenë si qytetar të parë, njeriun që i poshtëron ata duke i vjedhur më keq, më egër, më pa mëshirë se çdo kryebashkiak tjetër i planetit.

Të dashur miq, nuk ka qytet në botë që do të duronte as 24 orë një kryebashkiak që ka groposur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe sot nuk ka nam as nishan.
Dhe sot paratë kanë përfunduar në kontot offshore të Erion Velisë dhe Edi Ramës.
Sot nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim tjetër përveç zemërimit popullor.
Përveç revoltës.
Përveç përmbysjes!